Barca shume afer titullit (VIDEO)
Albeu.com
Fitore bindëse prej 4-1 e Barcelonës në ndeshjen e sotme kundër Tenerifes, dy xhiro pa përfunduar Kampionati spanjoll. Goli i parë u shënua nga Lionel Messi, i cili kaloi në epërsi Barcelonën pas një asistimi me kokë nga Zlatan Ibrahimovic (17’) ndërsa barazimi erdhi me Roman Martinez.Në pjesën e dytë, Barcelona vazhdoi me epërsinë në lojë dhe pas 18 minutash, Bojan Krkic shënoi për epërsinë 2-1 të Barcelonës (63’). Pedro Rodriguez u tregua i saktë kur shënoi për rezultatin përfundimtar 3-1 (77’). Goli i fundit u shënua nga lojtari më i mirë në botë, Leo Messi, i cili realizoi golin e dytë personal dhe të katërtin për Barcelonën

Barcelona me këtë fitore shkëputet në katër pikë nga përcjellësi i parë Real Madrid, por Reali të mërkurën udhëton për në Mallorca, ku do të zhvillojë ndeshjen e xhiros së 36-të.


Ja rezultatet:

Barcelona 4 : 1 Tenerife
Almeria 4 : 2 Villarreal
Getafe 1 : 1 Sporting Gijon
Valencia 1 : 1 Xerez (vazhdon ...)


Ja golat:


Barcelona 4 : 1 Tenerife

Shtuar më 04/05/2010, ora 22:36
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori