Barça, Suarez: Ka ardhur koha të fitoj trofe
Pëlqej
Luis Suarez ka surprizuar gjatë ditëve të para te Barcelona me karakterin e tij, duke u shfaqur një njeri i i butë, i përulur dhe shumë miqësor. Në konferencën e tij të parë për shtyp, ishte i sinqertë dhe i keqardhur për pezullimin e marrë nga FIFA, ndërsa tani në intervistën e parë dhënë për Bein Sports, e pranon se gjatë ditëve të para e kishte shumë të vështirë për ta pranuar se për 4 muaj nuk do të mund të stërvitej me skuadrën.

"Më duhej të stërvitesha në një fushë me përmasa 10 metra me 10 dhe nuk e ndjeja veten futbollist, ndërsa tani kam mundësi me kolegët e mi. Më duhet të pranoj vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv, por gjithmonë kam patur ndjesinë se dënimi do të më ulej edhe më shumë", është shprehur Suarez.

Roli që "El Pistolero" do të ketë në sulmin e Barcelonës është ende i panjohur, por sulmuesi uruguajan nuk shqetësohet për këtë fakt.

"Do të përpiqem të përshtatem në cdo pozicion, pra jam gati të bëj cdo gjë që do të më kërkojë Luis Enrique", vijoi ish sulmuesi i Liverpool.

27-vjeçari ka mbetur i surprizuar nga pritja që i kanë rezervuar në "Camp Nou": "Tifozët janë më kanë pritur në mënyrë spektakolare. Më kanë bërë të ndihem pjesë e grupit në një kohë rekord. Këtu po më ndodhin gjëra të pabesueshme. Mendoj se kam ardhur në klubin më të mirë në botë".

Suarez mund të debutojë me Barcelonën në El Classicon e parë të sezonit, në muajin tetor.

"Vetëm fakti që mund ta nis ndaj Real Madrid më motivon shumë. Për mua është ndeshja më e rëndësishme në histori. E gjithë bota e di cfarë do të thotë El Classico".


Tek Ajax dhe Liverpool, Suarez nuk ka mundur ta fitojë titullin, për këtë gjë mund ta arrijë te Barcelona.

"Karriera ime ka ardhur në ngjitje, ndërsa sot jam pjesë e skuadrës më të mirë në botë. Tani dua të fitoj trofe, diçka që nuk e ka arritur te skuadrat e mëparshme. Pas shumë vitesh në Europë, besoj se ka ardhur momenti për të fituar dicka të madhe", përfundoi Luis Suarez. /albeu.com/
Shtuar më 22/08/2014, ora 10:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori