Barça super-ofertë për Di Marian, Perez thotë "Jo"
Pëlqej
Vetëm një ditë pas deklaratës së teknikut të Real Madrid Carlo Ancelotti se, Angel Di Maria ka kërkuar largimin nga skuadra ka ardhur edhe oferta e parë nga rivalët e përjetshëm të "Los Blancos", Barcelona.

Sipas asaj që shkruan katalanasja "Sport", klubi blaugrana i ka ofruar Real Madridit plot 60 milionë euro për kartonin e argjentinasit por Florentino Perez ka thënë "jo" për momentin.

Për Di Marian interesohen edhe PSG, Monaco dhe Manchester United. /albeu.com/
Shtuar më 22/08/2014, ora 13:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori