Barça, Tito do tre yje (FOTO LAJM)

Thiago Silva - PSG
Tito Vilanova u ka kërkuar drejtuesve të Barcelonës vetëm tri blerje në merkaton e kësaj vere, tri blerje cilësore dhe që do të mund ta ringrinin skuadrën katalanase në piedestal. Bëhet fjalë për 3 yje, që edhe kushtojnë shumë. Ndryshe nga sa ka shkruar media spanjolle, se Barcelona është vënë në ndjekje të Mats Hummels për të zgjidhur problemet e qendrës së mbrojtjes, trajneri Vilanova nuk e dëshiron gjermanin e Borussia Dortmund në këtë rol, por preferon Thiago Silvan e PSG-së.

Barcelona, sipas katalanases "Sport", thuhet se është në gjendjë të paguajë klauzolën e mbrojtësit brazilian, që është 45 milionë euro. Të njëjtin çmim Barcelona thuhet se do të paguajë edhe për brazilianin tjetër, sulmuesin Neymar. Ylli i Santos dhe i kombëtares braziliane thuhet se në qershor mund t’i bashkohet Barcelonës. Vilanova ka ndërmend t’i shtojë konkurrencë Xavit në mesfushë, duke parapëlqyer blerjen e yllit turko-gjerman te Borussia Dortmund, Ilkay Gundogan. Ai mendohet t’i kushtojë Barcelonës 25 milionë euro.

Nëse dështon në blerjen së mesfushorit të nënkampionëve të Gjermanisë, atëherë Barça do të hidhet në sulm për Iscon e Malagas. /albeu.com/



Shtuar më 08/05/2013, ora 11:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori