Siç raporton "Elconfidencial.com",
Barcelona duket se ka nisur të ushtrojë edhe një tjetër detyrë, atë të shoqërisë "Security". Edhe pse mund të tingëllojë si shaka gjithçka është e vërtetë.
Mësohet se klubi blaugrana ka punësuar një njeri, përgjegjësia e vetme e të cilit mund të krahasohet metaforikisht me atë të një
truproje, për të "ruajtur" në këtë mënyrë brazilianin
Neymar, nga "sulmet" e mundshme të shoqërive të tjera ndaj personit të tij, kjo duke patur parasysh faktin se talenti i Santosit duket i orientuar drejt Katalunjës pas Botërorit 2014. Detyra e të punësuarit të blaugranave më
konkretisht ka të bëjë me shoqërimin e
Neymar sa herë që ai udhëton drejt Europës.
Barcelona nis në mision të besuarin e saj, me orientimin e vetëm, të mos lejojë kontaktet dhe afrimin e përfaqësuesve të shoqërive të tjera, kryesisht ata të Real Madrid, të cilët mund të kenë ndikim negativ në vendimin e
Neymar për transferimin e mundshëm të tij në Barcelonë. /albeu.com/
Shtuar më 22/10/2012,
ora 18:11