Barça-Valladolid, Rama titullar në "Camp Nou"
Pëlqej
Barcelona-Real Valladolid është sfida e sotme e orës 22.00, e vlefshme për javën e 8 të Primer Division. Katalanasit do të kërkojnë të vazhdojnë ecurinë e tyre rekord (të gjitha ndeshjet fitore) edhe pse në fushë nuk do të kenë sërish yllin e tyre Lionel Messi. Por përveç argjentinasit Gerardo Martino pritet të mos ketë në fushë edhe emra të tjerë të rëndësishëm të formacionit bazë si: Dani Alves, Mascherano dhe Busquets.

Nga ana tjetër, ekipi mik që rënditet i 16-ti me vetëm 6 pikë pas 7 javësh kampionat do të ketë në fushë nga minuta e parë futbollistin e kombëtares shqiptare Valdet Rama. /albeu.com/

Formacionet e mundshme:


BARCELONA (4-3-3): Valdes; Montoya; Bartra; Pique; Adriano; Song; Xavi; Iniesta; Neymar; Sanchez; Fabregas.

VALLADOLID (4-4-2): Marino; Rukavina; Valiente; Rueda; Pena; Rossi; Baraja; Ebert; Rama; Osorio; Javi Guerra.
Shtuar më 05/10/2013, ora 11:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori