Barça, Vermaelen drejt rikuperimit
Pëlqej
Blerja e re e Barcelonës, Thomas Vermaelen është në rrugë të mbarë përsa i përket rikuperimit. Mbrojtësi bleg pati një dëmtim muskulor që e detyroi të mos stërvitej me grupin. Gjithsesi klubi konfirmoi se lojtari ndihet mirë dhe se ka zbritur në fushë, por rikuperimi i plotë i tij pritet të jetë në fund të muajit.

Barcelona nis nesër në ora 21:00 sezonin e ri në La Liga përballë Elches dhe përveç ish mbrojtësit të Arsenal nuk mund të luajë as Luis Suarez. Ndërsa ende nuk dihet gjendja e Neymar, i cili pësoi një dëmtim në stërvitjen e djeshme. /albeu.com/
Shtuar më 23/08/2014, ora 15:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori