Barça vs FIFA, të martën raundi i dytë
Pëlqej
Drejtuesit më të lartë të Barcelonës do të udhëtojnë drejt Zyrihut të martën në përpjekje për të shpëtuar klubin nga pezullimi i aktivitetit në dy hapësira merkatoje. Ky është vendimi që ka marrë FIFA më parë, kur i akuzoi blaugranat se kanë shkelur rregullat në transferimin e lojtarëve minorenë, por pas apelimit, Barçës iu hap rruga për të blerë e për të shitur, të paktën gjatë kësaj vere.

Çështja gjithsesi vazhdon të qëndrojë e hapur dhe aspak në favor të katalanasve, pasi Komisioni Disiplinor në qeverinë botërore të futbollit beson se Barcelona e ka dhunuar me vetëdije rregulloren, me raste të përsëritura njëra pas tjetrës që prej vitit 2009.

Ndonëse publikisht klubi ka protestuar duke deklaruar pafajësinë, zëra nga brenda Camp Nout kanë pohuar se drejtuesit ishin të dijeni të shkeljes së rregullores. Ashtu siç ishte njoftuar më parë, të Martën do të zhvillohet një tjetër seancë dëgjimore, ku FIFA do të dalë më pas me një vendim për të konfirmuar ose rrëzuar penalizmin e shpallur pak muaj më parë.

Njëlloj si me rastin e Luis Suarez, nëse përgjigja e FIFA-s do të jetë negative, Barcelona do t’i drejtohet sërish Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv. /albeu.com/
Shtuar më 17/08/2014, ora 13:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori