Me Victor Valdes të gatshëm për tu larguar nga Barcelona në fund të këtij sezoni, klubi blaugrana ka filluar të nisë punën për të gjetur zëvëndësuesin e spanjollit.
Përveç shumë emrave që kanë qarkulluar deri tani në media, sot ka dalë në skenë një pistë tjetër. Sipas asaj që raporton "
Sport Bild",
katalanasit kanë hedhur sytë nga portieri zviceran i Basel, 24-vjeçari
Yann Sommer, një prej portierëve më të kërkuar në Europë.
Shtuar më 24/01/2013,
ora 16:54