Barcelona 100 milionë euro për Verratin, largon Rakitiç te ...
Pëlqej
Ivan Rakitic pritet të sakrifikohet në mënyrë që Barcelona të nënshkruajë me Marco Verrattin. Barcelona është e vendosur që ta sjellë në “Camp Nou” mesfushorin e Paris Saint Germain, Marco Verratti.

Mesfushori i njohur ka shprehur dhe vetë dëshirën që të transferohet në Spanjë, duke thënë se “nuk do kthehem në Paris”. Barcelona ka bërë gati 100 milionë euro për italianin, teksa një pjesë e mirë e shumë mund të përfitohet nga shitja e Rakitic, i cili mund të transferohet te Juventus.

PSG mund të dorëzohet dhe të lërë të lirë yllin e saj, pasi shuma është vërtetë e frikshme. /albeu.com/

Shtuar më 19/06/2017, ora 15:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori