Në faqet e të përditshmes spanjolle Marca shkruhet për shifrën që ofron
Barcelona Milanit për të marrë shërbimet e mbrojtësit brazilian
Thiago Silva: plot 30 milionë
euro.
Braziliani, në fakt është objektivi numër një i katalanasve për sezonin e ardhshëm.
Thiago Silva rinovoi me Milanin deri në vitin 2015 dhe u shpreh se kërkon të përfundojë karrierën te kuqezinjtë duke u bërë edhe kapiteni i saj por fakti që e kërkon klubi më i mirë në botë për momentin nuk të jep siguri për asgjë.
Sidoqoftë,
Barcelona si alternativë për
Thiago Silvën ka zgjedhur uellsianin e Tottenham, Gareth Bale. /albeu.com/
Shtuar më 07/02/2012,
ora 10:25