Barcelona apo Kroacia? Braktiset fanella historike (FOTO LAJM)

Ashtu si çdo klub edhe Barcelona, historikisht i ka qëndruar besnike formës dhe modelit të fanellave që ka veshur.

Megjithëse mund të jenë bërë ndryshime kohë e fundit përsëri stili ka qënë i njëjtë.

Por së fundmi duket se Barcelona e re do të braktisi fanellat historike me vija.

E përditshmja “Sport”, që është praktikisht organi jozyrtar i klubit blaugrana, paralajmëron se Barça ka firmosur një kontratë për prodhimin e një fanelle të re, në stilin e fanellës së Kroacisë, për ndeshjet shtëpiake në sezonin 2019/20.

Nëse kjo ndodh, do të jetë hera e parë në histori që Barcelona nuk vesh fanellë me vija horizontale apo vertikale. /albeu.com/

Shtuar më 20/09/2018, ora 15:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori