Barcelona arrin akordin me sulmuesin e Eintrachtit
Barcelona ka djegur konkurrencën dhe ka arritur të bëjë të vetin sulmuesin serb Luka Joviç, i cili është pjesë e Eintrachtit të Frankfurtit.

Lajmi u transmetua gjatë pasdites së sotme nga radioja katalane RAC1, sipas të cilës drejtuesit e Barcelonës kanë takuar menaxherin e futbollistit, Fali, javën e kaluar në Milano.

Gjithashtu mësohet se palët kanë rënë dakord për detajet e transferimit, që pritet t’i kushtojë Barcelonës të paktën 60 milionë euro.

Luka Joviç është një 21-vjeçar serb, i lindur në Bosnjë dhe që prej vitit 2017 luan me skuadrën gjermane, ku në 46 takime, ka shënuar 23 gola. /albeu.com/
Shtuar më 19/03/2019, ora 20:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori