Barcelona arrin marrëveshjen për uljen e pagave, kursen 122 milionë euro
Pas disa ditësh negociata mes drejtuesve të Barcelonës dhe një grupi përfaqësues tē futbollistëve, klubi katalan ka njoftuar se ka arritur një marrëveshje në parim, për rregullimin e pagave për një shifër prej 122 milionë eurosh.

Klubi katalan është në vështirësi ekonomike për shkak të pagave të larta dhe rënies së ndjeshme të të ardhurave në kushtet e pandemisë, ndaj ekspertët parashikonin se pa një marrëveshje të tillë, rrezikohej edhe falimenti.

Megjithatë nē komunikatën zyrtare Barcelona njofton se marrëveshja është arritur në parim dhe se ratifikimi i saj do tē ishte me rëndësi historike për të ridrejtuar situatën ekonomike të klubit katalan.

Nga marrëveshja në parim, Barcelona kursen rreth 122 milionë euro nga pagat fikse të futbollistëve dhe stafit, ndërsa shpërblimet janë shtyrë për t’u shlyer në tre vitet e ardhshme.
Shtuar më 28/11/2020, ora 10:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori