Barcelona bëhet pishman për Deulofeun, ia sugjeron sërish Milanit
Gerard Deulofeu mund të rikthehet në Serinë A, në ekipin ku shkëlqeu vitin e kaluar.

Pavarësisht se u kthye tek Barcelona në verë, sulmuesi spanjoll nuk gjen hapësira te katalanasit dhe për të luajtur titullar mund të rikthehet te Milani.

Mësohet se drejtuesit e Barcelonës kanë fiksuar në 20 mln Euro çmimin e 23-vjeçarit spanjoll, teksa Milani po përgatit ofertën. Operacioni mund të përshpejtohet që në Janar nga ana e kuqezinjve për të mos rritur konkurrencën për Deulofeun në verën e ardhshme. /albeu.com /
Shtuar më 12/10/2017, ora 09:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori