Barcelona beson te Fati, refuzon ofertën e majme nga gjigandët e Premier League
Barcelona beson shumë te Ansu Fati dhe për talentin e saj i cili pak ditë më parë u bë pjesë zyrtare e skuadrës së parë, ka refuzuar një ofertë marramendëse prej 125 milionë euro plus 25 milionë euro të tjera në formë bonusesh.

Fati i cili pasi u bë pjesë e skuadrës së parë të Barcelonës, klauzola e largimit të tij u rrit nga 170 milionë euro në plot 400 milionë euro. Mësohet se ka qenë Manchester United klubi që ka ofruar shifrën e plot 125 milionë eurove për kartonin e yllit të ri, ofertë që sipas asaj që raporton Marca është refuzuar menjëherë nga klubi i Barcelonës.

Shtuar më 26/09/2020, ora 13:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori