Barcelona "blindon" Ter Stegen, në katalunja deri në 2025
Barcelona dhe Marc Andre ter Stegen kanë arritur marrëveshje.

Tash e disa kohë, Barcelona dhe Ter Stegen janë në bisedime për rinovimin e mundshëm të kontratës.

Bisedimet kishin ngecur për një kohë, pasi thuhej se gjermani kishte kërkesa të larta për pagë.

Gjithsesi, sipas raportimeve të ‘Mundo Deportivo’, Ter Stegen do të jetë te Barcelona deri në vitin 2025.

Skuadra dhe portieri po presin për një datë më të volitshme që të zyrtarizojnë marrëveshjen.

Gjermani thuhet të ketë shprehur mirëkuptim për situatën ekonomike të klubit dhe marrëveshja është bërë më e lehtë.
Shtuar më 12/10/2020, ora 10:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori