Barcelona bllokohet në shtëpi, vështirësohet titulli (VIDEO)
Barcelona ka gabuar sërish.

Katalanasit janë ndalur në 2-2 në "Camp Nou" nga Atl Madrid duke e bërë edhe më të vështirë rrugën për titull, shkruan Albeu.com.

Ndeshja nisi mirë për vendasit pas një autogoli të Diego Costa por Saul barazoiminutën e 19 me 11 metërsh.

Me fillimin e të dytës Messi shënoi golin e avantazhin me 11 metërh teksa ky ishte goli I tij i 700 në karrirë.

Por vetëm kaq pasi në minutën e 62 Saul barazoi shërish shifrat me anë të një 11-metërshi duke e mbyllur 2-2.

Pas 33 javësh Katalanasit mbajnë vendin e dytë me 70 pikë 1 më pak se Reali që luan të enjten ndaj Getafes në shtëpi. /albeu.com/
Shtuar më 30/06/2020, ora 23:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori