Barcelona, Braida në Itali për 3 yje (FOTO LAJM)

Paul Pogba - Juventus
Drejtori i ri Sportiv i Barcelonës Ariedo Braida ka nisur menjëherë punën për afrimin e futbollistëve të rinj te klubi blaugrana. Ish drejtuesi i Milanit do të jetë nesër në "Juventus Stadium" për të ndjekur nga afër sfidën e Champions League mes bardhezinjëve dhe Borussia Dortmund.


Por sipas asaj që shkruan "Sport.es", Braida do të jetë në Torino për të vëzhguar nga afër Paul Pogba, talentin francez që ndiqet edhe nga Real Madrid, PSG, Manchester City, United dhe Chelsea dhe për të cilin Arsenali ofron plot 110 milionë euro.

Emri tjetër që do të ndiqet është edhe ai i gjermanit Marco Reus, që sapo ka rinovuar me Borussia Dortmund deri në fund të vitit 2019, por që mund të largohet në fund të sezonit.

Ndërsa të enjten Braida do të jetë në "San Siro" për ndeshjen e Europa League mes Inter-Celtic për të vëzhguar nga afër talentin kroat Mateo Kovaçiç.
Shtuar më 23/02/2015, ora 18:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori