Barcelona-Celta Vigo, formacionet zyrtare: 'Blaugranat' synojnë vetëm fitoren

Barcelona do të përballet me Celta de Vigon në kuadër të javës së 13-të të Laligës.

Katalunasit publikuan formacionin e tyre startues vdhe vërehen shumë ndryshime.

Në vend të Lenglet në qendër të mbrojtjes do të jetë Samuel Umtiti, ndërsa anësorët e mbrojtjes Semedo dhe Junior Firpo.

Mesfusha përbëhet nga Sergi Roberto, De Jong dhe Artur, ndërsa treshja e sulmit do të jetë Messi, Griezmann dhe Fati.

Suarez do të jetë në bankë rezerv pasi kishte pësuar një lëndim.
Shtuar më 09/11/2019, ora 20:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori