Barcelona dënon Dembelen, Messi ftohet kundër Real Betis (FOTO LAJM)

Ousmane Dembele ka stërvitur sot me bashkëlojtarët e tij të Barcelonës, por trajneri Ernesto Valverde ka vendosur ta lërë atë jashtë listës së futbollistëve të ftuar për ndeshjen e të dielës kundër Betisit.

Francezi ishte në qendër të vëmendjes këtë javë pasi mungoi në stërvitje dhe dështoi ta njoftojë klubin për këtë. Barçës i ishte dashur një orë e gjysmë kohë për ta gjetur atë.

Kjo nuk ishte hera e parë që ai i thyen rregullat e stërvitjes dhe vonohet për të stërvitur me pjesën tjetër të ekipit.

Të premten, ai u stërvit në palestër por sot stërviti rregullisht dhe u duk i gatshëm për të luajtur, ama duket se klubi ka vendosur ta dënojë duke mos e ftuar fare për ndeshjen e nesërme.

Ndërkohë, Lionel Messi, i cili ka kohë që është kthyer në stërvitje, dhe është në listë për ndeshjen ndaj Betisit dhe sipas mediave pritet të luajë.
Shtuar më 10/11/2018, ora 17:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori