Barcelona shpreson ta arrijë një marrëveshje shkëmbimi për
Neymarin, sipas të cilës Antoine Griezmann do t’i bashkohej Paris Saint-Germain në verë.
Klubi katalonas është i gatshëm ta lejojë Griezmannin të largohet pas vetëm një sezoni, në mënyrë që t’i financojë blerjet që i ka synim kryesor,
Neymarin dhe sulmuesin e Interit Lautaro Martinez.
Edhe Barça është goditur financiarisht nga pandemia koronavirus, prandaj nuk do të mundë të shpenzojë shumë në blerjen e lojtarëve të rinj.
Kampioni spanjoll e
vlerëson yllit e vet francez 100 milionë euro dhe do të kërkojë ta shesë atë diku
tjetër nëse as ai e as PSG-ja nuk shfaqin interesim për një marrëveshje të tillë.
PSG-ja, në anën
tjetër, e
vlerëson Neymarin 150 milionë euro.
Por transferimet me shuma të tilla janë shumë të pamundshme, sepse edhe klubet më të
mëdha evropiane kanë pësuar humbje të
mëdha për shkak të ndërprerjes së futbollit midis krizës së pandemisë.
Francezi shënoi vetëm tetë gola në 26 ndeshje në La Liga, dy në Ligën e Kampioneve dhe katër të tjera në garat e tjera të kupës.
Shtuar më 01/04/2020,
ora 22:26