Barcelona dhe Chelsea përplasen fuqishëm për Milan Skriniar
Pëlqej
Milan Skriniar ka shkëlqyer në këto 12 ndeshjet e para me Interin. Sllovaku i talentuar përveç që ka qenë i pakalueshëm në mbrojtje ka shënuar edhe dy gola me ‘Neroazzurrët’.

Barcelona e cila e dëshiron transferimin e tij në ‘Camp Nou’, tani ka rival në garë për mbrojtësin e talentuar edhe kampioni aktual i Anglisë, Chelsea.

Sipas medieve angleze, Antonio Conte e vlerëson shumë mbrojtësin shtatlartë dhe po e kërkon në Londër.

Londinezët janë të gatshëm të ofrojnë rreth 60 milionë euro për transferimin e sllovakut në ‘Stamford Bridges’. /Albeu.com/
Shtuar më 19/11/2017, ora 12:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori