Barcelona dhe Inter negociojnë për Rakitic
Ivan Rakitic është shumë pranë Interit. Mundo Deportivo bën me dije se Barcelona dhe Interi pritet të arrijnë një marrëveshje, teksa kroati do të kalojë në San Siro për shifrën e 50 milion eurove, shkruan Albeu.com.

Me blerjen e De Jong nga Ajax-i cili do ti bashkohet me blaugranët në fillim të sezonit të ardhshëm vend më për kroatin nuk do të kishte dhe ai ka menduar seriozisht largimin nga Camp Nou.

Ndërkohë dje Rakitic ishte në një festë në Sevilla dhe kjo tërboi jashtë mase tifozët e Barcelonës të cilët nuk e kapërdijnë dot eleminim e turpshëm në Champions nga Liverpooli.

Rakitic në fakt ka kohë që ndiqet nga Interi ndërsa tani lajmet për transferimin e tij në Milano sa vjen e shtohen. /albeu.com/




Shtuar më 10/05/2019, ora 11:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori