Barcelona dhe Reali në "luftë" për N'Golo Kante
N'Golo Kante është një nga mesfushorët difensiv më të mirë në botë momentalisht dhe përtej dëshirës së tij për të qëndruar te "Blutë e Londrës", interesin nga dy gjigandët spanjoll, Reali dhe Barcelona nuk e humb dot.

Kante ka humbur 20 nga 42 ndeshjet e Chelseat këtë sezon për shkak të problmeve në bark, gju dhe kyçin e këmbës, dhe shqetësimet për fizikun e tij afatgjatë kanë parë që Mateo Kovacic dhe Jorginho të krijojnë një partneritet të mirë në mungesë të tij.

Ndërkohë, shfaqja e Billy Gilmour dhe rikthimi i Ruben Loftus-Cheek nga lëndimi shtojnë opsionet e Frank Lampard me Ross Barkley dhe Mason Mount gjithashtu në skuadër.

Chelsea po monitoron gjithashtu mesfushorin 21-vjeçar të Lille, Boubakary Soumare, por ai aktualisht renditet më poshtë në listën e përparësive të klubit sesa një mbrojtës i majtë dhe një tjetër sulmues.

Kësisoj, mesfushori francez mbetet i gatshëm për të vazhduar karrierën në ‘Stamford Bridge’ – duke i rezistuar interesimit të skuadrave të mëdha si Reali apo Barca.
Shtuar më 21/04/2020, ora 10:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori