Barcelona dhe talenti që e ka nisur më mirë se Messi
Barcelona është mësuar që të rrisë talente të mëdhenj, ndonëse José Arnaiz është 22-vjeçar dhe debutimin me skuadrën e parë e ka bërë shumë vonë, ai premton shumë.

Arnaiz po shndërrohet në një fenomen të Kupës së Mbretit dhe ndërkohë ka arritur që të bëjë edhe diçka më madhështore sesa vetë Messi.

Në sfidën e parë të 1/8-ave kundër Celta Vigos, ai realizoi golin e parë në minutën e 15-të, me goditjen e parë të bërë në portë. Ai është realisht një “snajper”, sepse ashtu si dje, edhe në dopio-duelin e më- parshëm në kupë, ndaj Murcias, ai shënoi në të dyja sfidat dhe sërish në të dyja, me goditjen e parë në portë (3 gola në 3 ndeshje, dhe të tria me goditjen e parë drejt kuadratit). Kjo do të thotë se Barcelona nuk ka nevojë të kërkojë për sulmues pasi ka në përbërje një "bishë" para portës. /albeu.com/
Shtuar më 05/01/2018, ora 16:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori