Barcelona do Adnan Januzaj
Barcelona është e gatshme të sigurojë shërbimet e Adnan Januzaj nga Manchester United nëse talenti 18-vjeçar shqiptar refuzon kontratën e re që pritet t`i ofrohet nga United, shkruan tabloidibritanik "Daily Mail".

Vlera e vërtetë e 18 vjeçarit u demostrua të shtunën kur ai me dy golat e shënuara kundër Sunderlandit ia siguroi fitoren United.

Por tabloidi britanik thekson se Barça ka vrojtuar progresin e tinejxherit prejse ai iu bashkua "Djajve të kuq" nga Anderlechti në vitin 2011. Ndërsa besojnë se Januzaj do të transferohet në "Camp Nou" kur atij i skadon kontrata pas tetë muajve.

Edhe pse talenti me origjinë nga Kosova ka thënë se është i lumtur në United, gazeta shkruan se ai nuk vlerësohet sa duhet në United ndërsa bisedimet për kontratën e re kanë ngecur kur Sir Alex Ferguson vendosi që të pensionohej ndërsa ato kanë filluar së fundmi.

Agjenti Dirk de Vriese deklaroi javën e kaluar se "nuk do t`u tregojë se cilat klube janë të interesuara për të por mund të them se disa klube evropiane janë duke vrojtuar situatën e tij".
Shtuar më 08/10/2013, ora 11:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori