Barcelona dorëzohet, dështon transferimi i Neymarit?
Barcelona ka probleme serioze për transferimin e Neymarit.

"El Chiringuito" ka dhënë si lajm të fundit qëndrimin e drejtuesve të Barcelonës që e shohin si të pamundur rikthimin e brazilianit në Camp Nou.

Kjo ka të bëjë me refuzimin e dyshes Ousmane Dembele e Ivan Rakitic për të pranuar përfshirjen në ofertën e Barcelonës për transferimin e Neymarit.

PSG ka kërkesa të veçanta për lejimin e largimit të Neymarit dhe aktualisht Barcelona është në pozitë të vështirë për t’i realizuar ato dhe arritur blerjen e madhe para mbylljes së afatit kalimtar të verës më 2 shtator.
Shtuar më 28/08/2019, ora 16:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori