Barcelona e do Griezmann para fillimit të Kupës së Botës
Barcelona dëshiron ta kompletojë transferimin e Antoine Griezmann para fillimit të Kupës së Botës.

Sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann, është objektivi kryesor i Barcelonës për merkaton e verës.

Sipas “Sport”, Barça dëshiron ta kompletojë transferimin e Griezmannit para botërorit që do të zhvillohet në Rusi.

Blaugranasit ka kohë që lidhen me francezin dhe duan të mbyllin gjithçka menjëherë në fund të sezonit aktual.

Raportohet se Barcelona do të ofrojë 100 milionë euro për 27 vjeçarin, që është klauzola e francezit. Bisedimet besohet se do të nisin pas pak ditësh. /albeu.com/
Shtuar më 25/03/2018, ora 21:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori