Barcelona e dorëzuar, PSG përgatitet për rinovim të kontratës me Neymar
PSG ka nisur nga puna dhe do të vendosë për të ardhmen e Neymarit.

Brazilianit i skadon kontrata në vitin 2022 dhe drejtuesit e francezëve e kanë të qartë se duhet të veprojnë shpejt dhe të mos e humbasin 28-vjeçarin për pak para.

Neymari është ende në listën e dëshirave të Barcelonës, por do të jetë shumë e vështirë për katalanasit që të tentojnë yllin këtë verë.

Ai është i kushtueshëm dhe kriza e COVID-19 ka dëmtuar jo pak buxhetet e klubeve.

Francezët në krahun tjetër nuk duan të humbasin brazilianin për pak para, prandaj do të kërkojnë rinovimin me të.

Drejtuesit e shohin Neymarin së bashku me Mbappe si dy lojtarët që do të shkruajnë të ardhmen e artë të PSG.

Futbollisti po stërvitet me ekipin e tij dhe po bëhen gati për ndeshjen e Championsit kundër Atalantës.
Shtuar më 12/07/2020, ora 12:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori