Barcelona prej kohësh ka shprehur interesimin për
Lautaro Martinez.
Katalanasit tentuan edhe në merkaton e verës por tashmë janë të bindur se argjentinasi është zëvendësuesi ideal i Luis Suarez. Sipas medias "Don Balon", drejtuesit e Barçës janë të gatshëm të ofrojnë 70 milionë euro plus kartonin e Arturo
Vidal për shërbimet e
Lautaro Martinez.
Një ofertë që padyshim do të tundoi zikaltrit edhe pse këta të fundit e shikojnë sulmuesin si e ardhmja e klubit italian,.
Martinez ka shënuar këtë sezon 8 gola në 14 ndeshje në Serie A.
Shtuar më 03/12/2019,
ora 17:15