Barcelona e interesuar per Gudjohnsen
Albeu.com
Barcelona dëshiron ta dërgojë sulmuesin Eidur Gudjohnsen si huazim te klubi anglez West Ham United. Trajneri i West Hamit e dëshironte islandezin, por nuk kishte fonde të mjaftueshme për të paguar kërkesën prej 6 milionë funtesh të Barcelonës dhe ka kërkuar ta marrë atë si huazim.
Sipas sportives spanjolle Sport, Barcelona mund të pranojë të lëshojë në huazim lojtarin, nëse West Ham pajtohet të mbulojë pjesën më të madhe të pagës së majme të tij për sezonin e ardhshëm.
Shtuar më 25/08/2009, ora 22:16
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori