Barcelona e mbyll sezonin me barazim, Messi dopietë (VIDEO)
Zyrtarisht, është mbyllur sezoni 2018/19 në La Liga. Por ende jo në përgjithësi për Barcelonës, sepse do të luftojë javën tjetër për trofeun e Copa del Rey me Valencian.

Ndeshja e fundit për sezonin 2018/19 në La Liga u zhvillua në mes të Eibarit dhe Barcelonës, në "Ipurua Municipal Stadium" dhe përfundoi 2-2.

Që të gjitha golat u shënuan në 45 minutat e pjesës së parë.

Marc Cucurella shënoi për vendasit, që kaluan të parët në epërsi. Ai realizoi për 1-0 në minutën e 20’.

Barça reagoi menjëherë me anë të Lionel Messit. 10-shi argjentinas shënoi dy gola të shpejtë në minutat 31’ dhe 32’ për të përmbysur rezultatin.

Në fund të pjesës së parë, Pablo De Blasis shënoi për 2-2, që doli të jetë rezultati përfundimtar, pasi deri në fund të takimit nuk u tundën më rrjetat, pavarësisht rasteve.

Barcelona e mbylli kështu sezonin në La Liga si kampione me 87 pikë – 26 fitore, 9 barazime dhe tri humbje.

Në anën tjetër, me golat kundër Eibar, Messi i është afruar Këpucës së gjashtë të Artë në karrierë.

A ka shkuar në kuotën e 36 golave, duke lënë Kylian Mbappen prapa me 32 në garën për "Këpucën e Artë".

Me dy golat kundër Eibarit, Messi gjithashtu ka shkuar në kuotën e 50 finalizimeve në të gjitha garat – hera e gjashtë në karrierë që shënon 50 e më shumë gola. Rekordin e mban me 73.

Messi ka mundësi që të rrisë këtë shifër në finale të Copa del Rey, aty ku Barcelona do të ketë punë me Valencian. /albeu.com/
Shtuar më 19/05/2019, ora 18:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori