Barcelona e përgatitur, ndoshta nata e fundit me Neymarin
Neymar dhe tifozët katalanas nuk do të festojnë më për të njëjtat gjëra. Nga raportimet e mabrë mediave europia konfirmohet fakti se Neymar tek PSG është vetëm çëshjte orësh.

Madje dhe El Mundo Deportivo e cilëson si 95% të kryer këtë punë. Neymar të martën pritet të bëhet zyrtarisht një lojtar i PSG. Kjo do të thotë se tifozët katalanas kanë mundësinë e fundit sot, ose për ta bidnur që të qëndrojë ose për ta falenderuar për gjithçka dha për tifozët dhe ekipin. Sonte në orën 00:00 Barcelona do të përballet me Juventusin dhe me shumë mundësi kjo do të jetë dhe hera e fundit ku Neymar do të veshë fanellën me numrin 11, përcjell Albeu.com

Transferimi i brazilianit duket se do të kënaqë vetëm kampin e PSG, pasi i gjithë opinioni botëror është që ai të qëndrojë në Camp Nou. Oferta prej 33 milionë euro në sezon e ka tunduar braziliani, pagë që konvertohet me dyfishin e asaj që ai merr në Camp Nou. Në pamundësi për të bërë më shumë, e vetmja gjë që tifozëve të Barcelonës u mbetet që të bëjnë është që ti shprehin një mirënjohje të madhe. /albeu.com/
Shtuar më 22/07/2017, ora 14:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori