Barcelona e sigurte vazhdon drejt titullit (VIDEO)
Albeu.com
Barcelona ka forcuar kreun e tabelës së La Ligës, pasi shënoi fitore me rezultat 2-0 në Camp Nou përballë Recreativo Huelva, përfshirë edhe një penalti të humbur nga Lionel Messi.Andres Iniesta shënoi gol pas vetëm 42 sekondash lojë, për t’i dhënë epërsinë e hershme Barcelonës. Spanjolli shënoi pas një loje të mirë nga Thierry Henry.

Ishte sërish Iniesta protagonist edhe i golit të dytë, goditja e të cilit u devijua nga Nasief Morris dhe përfundoi në rrjetën e Recreativos (68’).

Për Barcelonën u akordua edhe një penalti, por Lionel Messi nuk ishte i saktë nga pika e bardhë (81’). Rereativo në anën tjetër shumë shpejt pas penaltisë së humbur të Messi shënoi një gol, që u anulua për shkak të pozicionit jashtë loje.

Tre pikët e reja e çojnë në nëntë epërsinë e Barcelonës ndaj Real Madridit në krye të tabelës së La Ligës. Reali do të mund ta ngushtojë këtë epërsi sërish në gjashtë kur nesër pret në Bernabeu ekipin e Valladolidit.


Shtuar më 12/04/2009, ora 22:32
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori