Barcelona, e vendosur për Neymar
Neymar do Barcelonën, Barcelona do Neymar. Tashmë dashuria reciproke nuk është më një sekret dhe palët kanë nisur nga puna për të celebruar martesën gjatë verës së 2013.

Siç zbulon “El Mundo Deportivo”, blaugranat janë të gatshëm për çdo gjë për të konluduar këtë operacion merkatoje, që do të transferojë sulmuesin e Santosit në Spanjë. Barcelona është e gatshme ta thellojë impenjimin e saj financiar dhe jo vetëm, në mënyrë që të evitojë ndërhyrjet e mundshme të Paris Saint Germain. /albeu.com/

Shtuar më 29/09/2012, ora 12:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori