Barcelona e vendosur të rikthejë Neymar, kush sakrifikohet
Barcelona duket se është e vendosur për ta rikthyer yllin brazilian në "Camp Nou" . Madje, gjiganti katalunas është i gatshëm të bëjë edhe sakrifica

Barcelona është e gatshme të bëjë sakrifica vetëm për ta rikthyer Neymarin në Camp Nou.

Mediat e huaja shkruajnë se gjiganti katalunas është i gatshëm ta ofrojë njërin nga yjet e tij, Philippe Coutinho apo Ousmane Dembele për ta transferuar sulmuesin e Paris Saint-Germainit gjatë kësaj vere.

"Daily Record" zbulon se Barça ia ka ofruar PSG-së njërin prej këtyre lojtarëve plus para, në këmbim të rikthimit të yllit brazilian në Spanjë.

Klubi parisien thuhet se është i gatshëm ta lë brazilianin të largohet nga "Parc de Princes" nëse e merr një ofertë të kënaqshme për lojtarin.

Neymar ishte larguar nga Barcelona në verën e vitit 2017 për një shumë rekorde prej 222 milionë eurosh.

Atë së fundmi e pëlqente edhe Real Madridi, por nëse kthehet në Spanjë, mundësitë më të mëdha janë që ai t’i bashkohet prapë Barcelonës.
Shtuar më 29/05/2019, ora 18:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori