Barcelona ekipi më i mirë në botë
Me lojën e tyre kanë bërë të 'çmenden' tifozët e futbollit, ekipi spanjoll i Barcelonas, sërish është votuar nga Instituti Ndërkombëtar i Historisë dhe Statistikave në FutbollI (IFFHS) si "Ekipi më i mirë në botë" për muajin gusht.

Rivalët e katalonasve, Real Madrid pozicionohen në vendin e dytë, ndërkohë përfaqësuesi britanik, Manchester United zë vendin e tretë në këtë renditje.

Në top 10-shen e IFFHS-së nuk gjenden kampioni aktual i Serie A, Milan dhe kampioni i Bundesligas gjermane, Borrusia Dortmund.

Ja dhe lista e 10 ekipeve më të mira në botë sipas IFFHS-së:


1. Barcelona (331 Pike)

2. Real Madrid (305)

3. Manchester United (282)

4. Porto (254,5)

5. Schalke 04 (244)

6. Velez Sarsfield (243)

7. Bayern Munich (240)

8. Inter (231)

9. Manchester City (225)

10. U.C. Santiago (224) /albeu.com/

Shtuar më 04/10/2011, ora 19:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori