Paulo
Dybala është dëshira e madhe e Barcelonës në merkato. Ylli argjentinas i Juventusit pëlqehet shumë nga drejtori
sportiv i blaugranave për merkaton jashtë Spanjës, Ariedo
Braida, megjithatë shanset që 22-vjeçari të largohet nga bardhezinjtë gjatë kësaj vere janë pothuajse minimale.
Në një intervistë për mediat italiane
Braida ka zbuluar se është pikërisht
Dybala lojtari të cilin dëshiron ta shohë një ditë të mbajë veshur fanellën e Barcelonës.
Sipas drejtorit
sportiv të Barcës,
argjentinasi është një talent i madh dhe i ka të gjitha mundësitë për tu shndërruar në një nga futbollistët më të mirë të Botës.
Argjentinasi për momentin është i lumtur te Juvja dhe dëshiron të qëndrojë gjatë në Torino.
Shtuar më 12/08/2016,
ora 17:40