Barcelona është gati të paguajë klauzolën e argjentinasit të Interit
Interesimi i Barcelonës për Lautaro Martinez do të thotë që klauzola e lirimit prej 111 milionë euro nuk është më një rrjet sigurie për Interin.

Sulmuesi 22-vjeçar shihet gjithnjë e më shumë si kandidat për sulmin e Blaugranasëve, madje Lionel Messi ka rekomanduar transferimin e tij.

Ai shënoi brenda dy minutave në Camp Nou në takimin e tyre të fundit në Ligën e Kampionëve, ndërsa tani ai ka nëntë gola në 14 paraqitje garuese për Argjentinën.

Sipas Tuttosport, duke marrë parasysh koston e përgjithshme të sulmuesve të talentuar në Evropë tani, klauzola e tij e largimit prej 111 milionë euro mund të shihet si një gjë e mundur.

Interi është i brengosur dhe do të fillojë negociatat për një kontratë të re që do të ngriste apo do ta largonte tërësisht klauzolën.

Kontrata e aktuale e Lautaros skadon në verën e vitit 2023 e cila u nënshkrua në qershor të vitit 2018.
Shtuar më 13/10/2019, ora 23:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori