Barcelona është gati ti japë Interit Rakitic, por kërkon një yll në shkëmbim
Barcelona është shumë e interesuar për ta shkëmbyer mesfushorin e shumëkërkuar nga Interi, Ivan Rakiticin, për yllin zikaltër Stefano Sensin në janar.

24-vjeçari iu bashkua Interit nga Sassuolo në verë, si lojtar i huazuar për tërë sezonin, me mundësi për Interin për ta blerë për 25 milionë euro në verën e ardhshme.

Mesfushori italian është duke shkëlqyer nën urdhrat e Antonio Contes në San Siro, duke zënë vend titullar në rolin e playmaker në mesfushë.

Sipas Sport, paraqitjet e tij nuk kanë kaluar ka u vërejtur nga drejtuesit e Barçës, të cilët tashmë kanë rënë në kontakt me përfaqësuesit e lojtarit.

Gazeta katalonase shkruan se Barcelona është e interesuar ta shkëmbejë mesfushorin Rakitic për Sensin në janar.

Sensi i ka shënuar tri gola në shtatë ndeshje në Serie A dhe ka ofruar katër asiste për Interin deri tani, edhe pse në javët e fundit nuk ka luajtur shkaku i lëndimit.
Shtuar më 28/10/2019, ora 16:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori