Barcelona falë Neymarit shpenzon dhe i teprojnë miliona
Pëlqej
Është me të vërtetë një gjë e mirë për çdo klub të madh që të operojë në merkaton e transferimeve.

Duke paguar 196 milionë euro, Barcelona i mbuloi të gjitha humbjet e bëri tanishme madje ka dhe të mbetura ekstra. Katalanasit arkivvuan të ardhura me vlerë prej 226 milion euro, duke vulosur në fund një fitim prej 34 milionë eurosh. Në Camp Nou arritën Ousmane Dembele (105 milionë euro), Paulinho (40 milionë euro), Nelson Semedo (30 milionë euro), Gerard Deulofeu (12 milionë euro) dhe Marlon Santos (5 milionë euro), përcjell Albeu.com.

Megjithatë, për të mbuluar gjithë këto shpenzime, Barcelona kishte nevojë vetëm për të shitur Neymar në Paris Saint-Germain për 222 milionë euro duke marrë 4 milionë euro nga bonusi i Real Betis për Tellon. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2017, ora 09:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori