Barcelona fiton derbin katalanas (VIDEO)
Barcelona është fituesi i derbit katalunas pasi arriti të mposht me rezultat 2-0 skuadrën e Espanyolit në ndeshjen e zhvilluar në Estadi Cornella-El Prat.

Goli i parë erdhi në minutën e 14-të ndërsa autor ishte Alexis Sanchez.

Barcelona gjatë gjithë kohës ka patur kontrollin e ndeshjes por ka shfaqur porbleme gjatë konkretizimit të aksioneve.

Goli i dytë ka ardhur në minutën e 86-të përmes Pedro Rodriguez, disa minuta pasi Espanyoli fillonti të luante me një lojtar më pak, pasi Wakaso u përjashtua me dy kartonë të verdhë.

Pas fitores së sotme, tashmë Barcelona ka arritur në 97 pikë dhe ekziston mundësia e arritjes së rekordit të Real Madridit prej 100 pikësh të arritur sezonin e kaluar. /albeu.com/
Shtuar më 26/05/2013, ora 22:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori