Barcelona fiton edhe pa Vilanovan (VIDEO)
Pëlqej
Abonohuni për lajmet sportive me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
16 fitore dhe vetëm një barazim. Kjo është shifra e rekordeve të Barcelonës që deri tani nuk ka njohur asnjë humbje në kampionat.

Skuadra e Vilanovas edhe pse pa trajhnerin në stol, i bëri një dhuratë teknikut katalanas që doli nga spitali pas operacionit të dytë për shkak të një tumori prapa veshit.

Por shifrat e frikshme nuk mbarojnë me kaq pasi Lionel Messi e mbyll këtë vit kalendarik me 91 gola, rekord që ndoshta nuk do të thyhet asnjëherë. Goli i parë i fitores 3-1 ndaj Valladolid erdhi në minutat e fundit të pjesës së parë nga Xavi Hernandez, ndërsa “pleshti” dyfishoi në të 60-ën.

Guerra shkurtoi distancën në të 89-ën por katalanasit nuk u mjaftuan me kaq sepse Tello vulosi ndeshjen.

Me këtë fitore, Barcelona ngjitet në kuotën e 49-pikëve, 9 më shumë se Atletico Madrid e vendit të dytë.

Shtuar më 22/12/2012, ora 21:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori