Barcelona fiton me "poker" golash ndaj Osasunës, Messi shënon dhe ia dedikon Maradonës

Barcelona ka fituar bindshëm ndaj Osasunas me rezultat 4-0 në kuadër të xhiros së 10-të të La Ligas.

Mysafirët nisën ndeshjen me vështirësi, ku në minutën e 23’ u detyruan të bëjnë zëvendësim ku sulmuesi Jony doli nga loja dhe në lojë u inkuadrua Juan Cruz.

“Blaugranët” dolën në epërsi në minutën e 29’ përmes Martin Braithwaite, nuk vonoi edhe goli i dytë i cili erdhi nga Antoine Griezmannminutën e 42’.

Me të nisur pjesa e dytë, në lojë hyri Busquets në vend të Pedri, gjë që bëri Barçën të marrë kontrollin e lojës këtej e tutje.

minutën e 57’ futbollisti brazilian Coutinho shënoi gol, të cilin e asistoi Griezmann.

Po rridhte minuta 70′ kur Ousmane Dembele shënoi gol, të cilin e anuloi VAR-i, rezultati mbeti 3-0.

Minuta 73’ pas një asistimi të Trincao ishte Messi i cili vulosi rezultatin për 4-0.

Barcelona merr pozitën e shtatë në tabelë me gjithsej 14 pikë, ndërsa Osasuna mban pozitën e 15-te me 11 pikë.
Shtuar më 29/11/2020, ora 16:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori