Barcelona fiton në shtesa dhe kalon në gjysmëfinale të Copa del Rey (VIDEO)
Barcelona ka fituar në shtesa 3-5 ndaj Granadas në ndeshjen çerekfinale të Copa del Rey, teksa ndeshja e rregullt u mbyll 2-2.

Me këtë fitore katalanasit siguruan kalimin në gjysmëfinale.

Barcelona u shokua teksa vendasit realizuan 2 herë me Kenedy 34' dhe Roberto Soldado 47'.

Por skuadra e Koeman nuk u dorëzua dhe realizoi 2 herë me Antoine Griezmann 88' dhe Jordi Alba 90+.

Në shtesa shënuan Griezmann 100, por Fede nga penalltia barazoi në 3-3 103'.

Në pjesën e dytë të shtesave ishte Frenkie de Jong 108' që shënoi për 3-4, ndërsa Alba vulosi fitoren 3-5. /albeu.com/
Shtuar më 03/02/2021, ora 23:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori