Barcelona gati për të nxjerrë nga mendja Coutinhon, tenton talentin tjetër
Barcelona mund të kthehet te mesfushori i RB Leipzig, Naby Keita, pasi po has vëzhtirësi në transferimin e Philippe Coutinho.

Liverpool ka hedhur poshtë çdo ofertë nga ana e spanjollve dhe tani duket sikur braziliani do të qëndrojë për të paktën një vit më shumë. Gazeta katalonase Mundo Deportivo raporton se Barcelona tani e ka kthyer vëmendjen te Keita, i cili ishte vetë një objektiv i Liverpoolit në pjesën më të madhe të verës, përcjell Albeu.com.

Leipzig hodhi poshtë të gjitha ofertat e Liverpulit dhe më pas Klopp hoqi dorë nga ndjekja e tij. Nuk është e qartë nëse Barcelona do të ketë një fat më të mirë në ndjekjen e talentit. /albeu.com/
Shtuar më 28/08/2017, ora 13:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori