Barcelona gjen menjëherë zëvendësuesin e Luis Suarez
Ndryshime te Barcelona, shumë ndryshime. Pas ardhjes së Ronald Koeman në stolin e Barças në vend të Quique Setién, Lionel Messi njoftoi drejtuesit se dëshiron të largohet nga Barça. Ndërsa, Luis Suarez nuk dëshiron të largohet na klubi, por Koeman ia bëri të ditur përmes një telefonate se nuk bënë pjesë në planet e tij.

Tashmë drejtuesit e klubit balugran kanë nisur punën për të gjetur zëvendësuesin e sulmuesit uruguaian.

Dhe siç mësojmë nga "SER Deportivos Valencia", Barcelona po tenton të afrojë në skuadër, futbollistin e Valencias, Maxi Gomez. 24 vjeçari uruguaian shihet nga Barça si lojtari ideal për të zëvendësuar Suarez.

Mirëpo, disa ekipe të Premier League, thuhet se kanë shfaqur interes për Gomez dhe Barcelona do ta ketë shumë të vështirë të firmos me të.

Në 43 paraqitje në të gjitha kompeticionet këtë sezon, Gomez ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë 4 asiste.

Shtuar më 27/08/2020, ora 10:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori