Barcelona gjen zëvendësuesin e Dembele
Barcelona dëshiron të shesë Osmane Dembelen edhe pse e bleu për 100 mln euro, pasi janë të lodhur nga dëmtimet e tij të shumta. Kampionët e Spanjës mund të pranojnë ta shesin francezin edhe për 60 milionë euro .

Por Barça ndërkohë e ka gjetur zëvendësuesin për të dhe ai është djali i legjendës holandeze Patrik Klajvert. Jastin Klajvert luan me ekipin e Romës dhe skuadra italiane do ta shesë atë për të përmirësuar bilancet ekonomike.

Jasitin mund të ndjeke hapat e babait të tij që ka luajtur me Barcelonën nëse ekipi spanjoll është i gatshëm për të paguar 25 mln euro në arkat e Romës.
Shtuar më 04/06/2020, ora 22:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori