Barcelona gjen zëvendësuesin e mbrojtësit francez
Barcelona mund ta marrë parasysh blerjen e mbrojtësit të Sevillas, Clement Lenglet, nëse Samuel Umtiti largohet nga Katalonja.

E ardhmja e Umtitit në “Camp Nou” është e pasigurt, me Manchester Unitedin që është duke u interesuar për të dhe i gatshëm të paguajë klauzolën prej 60 milionë euro.

Nëse Umtiti bindet ta braktisë Barcelonën, atëherë skuadra e Ernesto Valverdes do t’i kthejë sytë kah qendërmbrojtësi Lenglet, i cili po gëzon një sezon mbresëlënës në Sevilla dhe ka klauzolë lirimi prej 30 milionë euro. /albeu.com/
Shtuar më 03/04/2018, ora 16:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori